Nuk qëndrojnë kualifikimet e ngritura nga PDK-ja e Ferizajt
11/09/2014 00:00
I pari i kësaj Drejtorie, Muhamet Halili, gjatë një konference për medie, ka thënë se vonesat në projektet e meremetimit të kulmeve në dy shkollat e qytetit kanë ardhur si rezultat i mos planifikimit buxhetor me kohë nga ish- qeverisja e kaluara, të cilat kanë ndikuar që punimet të fillojnë me vonesë ngase pushtetit është dashtur që të pres rishikimin e buxhetit e tek më pastaj të ndajë mjete për këto projekte.
"Vonesa ka ardhur si rezultat i mungesës së mjeteve që nuk janë planifikuar nga qeveria e kaluar për t’i realizuar këto dy projekte" ka thënë Halili
Lidhur me deklarimet e PDK-së, rreth punësimit të disa punëtorëve në procesin arsimor nga zyrtarët që janë në Drejtorinë e Arsimit, drejtori Halili, ka thënë se punëtorët që përmenden nga PDK-ja, janë të punësuar shumë vite më parë në procesin mësimor.
"Ne ju themi se punëtorët që janë zënë në gojë nga PDK-ja janë të punësuar që 7 vite, një pjesë e tyre janë edhe që 20 vite në procesin arsimor dhe nuk është e vërtetë që ne si Drejtori e Arsimit e kemi bërë punësimin e tyre në bazë të personave që kanë pasur ndikim në këtë intervistim", ka shtuar Halili.
Drejtoria e Arsimit ka përgjigje edhe sa i përket vonesave në publikimin e rezultateve të konkursit, ka thënë drejtori i DKA-së Muhamet Halili, dukë vënë në dukje se arsyeja e vonesës në përzgjedhje ka ardhur si rezultat i tepricës teknologjike, e shfaqur për shkak të reformimit të sistemit arsimor me klasat e XIII-ta .
"Mbi 55 mësimdhënës kanë qenë në klasat e XIII dhe planifikimin që ne e kemi bërë për klasët dhjeta të shkollave profesionale, nuk kanë lënë mundësi që ta bëjmë publikimin më herët, për arsye se kishin mbete shumë mësimdhënës si tepricë teknologjike" ka thënë Halili, i cili edhe njëherë ka ripërsëritur se veç këtij problemi, Drejtoria që ai drejton është përballur edhe me problemin e trashëguar nga ish- qeverisja e kaluar e 52 mësimdhënësve të tjerë që kanë qenë jashtë listave të pagave .
"T’iu them të drejtën ne si Drejtori kur e kemi marr qeverisjen i kemi pas 52 mësimdhënës jashtë listave të pagave dhe 55 punëtorë tash si tepricë teknologjike. Ne kemi arritur që prej këtij numri të mbesin vetëm dy të cilët shumë shpejtë do të jenë në sistem" ka thënë Halili.
Ndryshe, një ditë më parë, Departamenti i Arsimit të PDK-së në Ferizajt, ka adresuar një mori kritikash në adresë të DKA-së për rolin që disa zyrtarë të arsimit që kanë pasur në pranimin e familjareve të tyre në procesin mësimor, gjë që sipas drejtuesve të DKA-së këto kualifikime nuk qëndrojnë, bile edhe as përfolja se zyrtarja e lartë e arsimi të mesëm në këtë drejtori, ka bërë pranimin e bashkëshortit të saj, si mësimdhënës të lëndës së fizikës me vetëm 8 provime, ka dalë që të mos jetë e saktë.
Drejtoria komunale e Arsimit në Ferizaj, ka reaguar të enjten ndaj disa shqetësimeve që një ditë më parë i ngriti Departamenti për Arsimi i degës së PDK-së në Ferizaj, lidhur me disa parregullsi në procesin e regrutimit të stafit mësimor si dhe vonesat në projektet shkollore ,që sipas tyre kanë sjellur vështirësi në mbarëvajtjen e procesit mësimor.