Këtë të premte si pjesë e projektit të OSBE-së "Përkrahja e riintegrimit të qëndrueshëm të të kthyerve dhe të personave të riatdhesuar", qendra rajonale e OSBE-së në Gjilan, ka mbështetur komunën e Ferizajt në organizimin e takimit për ndërtimin e besimit në Nerodime të Epërme.
Qëllimi i takimit ishte për të sjellë së bashku përfaqësuesit e komunitetit pritës, përfaqësuesit e personave të zhvendosur dhe institucionet relevante për të diskutuar shqetësimet e tyre, të drejtat e personave të zhvendosur, të kenë qasje të lirë në pronat e tyre dhe për mundësinë e organizimit të vizitës “shko dhe shih” për personat e zhvendosur në fshatin Neredime e Epërme.
Të gjitha palët, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit pritës dhe përfaqësuesve të personave të zhvendosur u pajtuan për gatishmërinë fillestare në riaktivizimin e grupit punues komunal për kthim në Ferizaj, në mënyrë që ky mekanizëm të angazhohet në përgatitjen e aktiviteteve në të ardhshmen duke përfshirë edhe vizitat “shko dhe shih”në këtë fshat.
Ky lehtësim po bëhet përmes takimeve për krijimin e besimit për banorët e fshatit Nerodime të Epërme.