Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të shtunë në bulevardin e qytetit dhuroi gjak, aktivitet ky që po mbahet në kuadër të ditës së rinisë . Ai me këtë rast, ka dhënë një mesazh të qartë duke theksuar faktin se të gjithë ata që kanë mundësi duhet të dhurojnë gjak, për ata persona të cilët kanë nevojë.
“Unë besoj se në periudhat e kaluara pjesa më e madhe e familjeve tona, ndonjëherë kanë pasur nevojë për gjak, sikurse edhe unë si pjesëtarë i familjes sime, para 18 vitesh kam pasur një rast dhe prej asaj kohë gjithnjë kam qenë i motivuar të jem pjesë e aktiviteteve të dhurimit të gjakut. Në lindjen e vajzës sime Laburinës, para 18 vitesh shoqja ime ka pasur një grup të gjakut shumë të rrallë “A negativ”, dhe në atë kohë me vet iniciativë kamë kërkuar të gjitha evidencat e Kryqit të Kuq të atëhershëm, i kam gjetur të gjithë emrat e qytetarëve që e kanë pasur atë grup të gjakut, ku unë sot shprehi mirënjohje dhe falënderim, të gjithë ata që e kanë shpëtuar jetën e shoqes e të vajzës sime Laburinës në mesin e të cilëve është edhe Qerim Shaqiri, kryetarajneri i i klubit futbollistik “Vizoni”, me të cilin ashtu shpesh herë si shok-mik, tallem dhe them se ke qenë atëherë në dozë të alkoolit, sepse shoqja ime, sa herë që po e pinë nga një gotë verë të kuqe po i bën dëm”, ka përfunduar kryetari Svarqa në formë shakaje.
Ndërkaq përgjegjësja e sektorit të rinisë, pranë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Dashurije Ahmeti, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që ju bashkuan këtë aktiviteti shumë të rëndësishëm.
U bë e ditur se sektori i rinisë vazhdimisht po zhvillon aktivitete nga më të ndryshme të cilat janë në të mirë të qytetit të Ferizajt.
Këtë të shtunë me rastin e ditës së rinisë, në bulevardin e qytetit të Ferizajt, u organizuan aktivitete të shumta, në këtë rast u bë edhe dhurimi i gjakut nga kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.