Rreth 100 nxënës të moshave të ndryshme e kanë shënuar edhe në Ferizaj ditën botërore të qyteteve të pastërta. Të veshur me fanella ku mbishkrimet përmbajnë thirrje për më shumë pastërti, dhe biçikleta si mjete që nuk ndotin ajrin ata kanë dashur të tërheqin vëmendjen e të rriturve se ka shumë mënyra si të ruhet ambienti. Aktiviteti dita pa makina është organizuar nga sektori i rinisë në komunën e Ferizajt dhe asociacioni i biologëve të qytetit.
Edhe Drejtoria për shërbime publike Fatmir Azizi, ka shtuar përpjekjet që Ferizaj të jetë ndër qytetet e pastërta . Vetëm javën e kaluar janë hequr tri deponi të mbushura bërllogu ndërsa edhe marrja e mbeturinave të grumbulluara është stabilizuar tani.
Edhe me rastin e ditës së botërore të qyteteve të pastërta u është bërë thirrje qytetarëve të respektojnë orarin e hedhjes së mbeturinave nëpër kontejnerë dhe vende tjera grumbulluese, që është çdo ditë nga ora 8 deri në orën 10 dhe në mbrëmje nga ora 20 deri në orën 22.
Edhe në Ferizaj, këtë të hënë është shënuar dita botërore e qyteteve të pastërta.