Të dashur besimtarë myslimanë,
Kulti i flijimit, është i njohur në historinë e njerëzimit që nga kohët më të lashta. Tek besimtarët myslimanë, vazhdon të manifestohet në formën e sakrifikimit të një kafshe, për të qenë më afër Krijuesit të Madhërishëm, për ta forcuar besimin dhe fisnikëruar njeriun.
Uroj që festa e Kurban Bajramit edhe këtë herë ta ketë ndikimin e saj në fisnikërimin e qytetarëve tanë, ta shtojë besimin, përgjegjësinë dhe afërsinë ndërmjet tyre.
Nëse të gjithë besimtarët nuk kanë mundësi të bëjnë flijimin e rëndomtë, unë i porosis që të flijojnë pak më shumë kohë për të qenë më të pranishëm tek familjarët e tyre, tek të afërmit, tek miqtë e dashamirët. Ky Bajram është edhe një rast i mirë që t’i harrojmë mëritë, hidhërimet e streset e përditshme; t’i afrohemi më shumë njëri-tjetrit, duke falur gabimet, tejkaluar mosmarrëveshjet dhe duke zbutur armiqësitë. Sepse, duke e hapur zemrën, do të jemi shumë më afër përmbushjes së njërit nga misionet tona, që të jemi në shërbim të njëri-tjetrit, në shërbim të mirëqenies sonë shpirtërore.
Të dashur besimtarë myslimanë! Ju uroj shëndet, dashuri, begati e gjithë të mirat! Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Svarqa: Ky Bajram është edhe një rast i mirë që t’i harrojmë mëritë, hidhërimet e streset e përditshme; t’i afrohemi më shumë njëri-tjetrit, duke falur gabimet, tejkaluar mosmarrëveshjet dhe duke zbutur armiqësitë. Sepse, duke e hapur zemrën, do të jemi shumë më afër përmbushjes së njërit nga misionet tona, që të jemi në shërbim të njëri-tjetrit, në shërbim të mirëqenies sonë shpirtërore.