Zyrtarët komunal thanë se aksioni i mbrëmshëm është njëra ndër përpjekjet e shumta për evitimin e mosdëmtimit të pyjeve, në të cilat muajve të fundit konsiderohet se u prenë rreth 400 metra kub dru.
“Na jemi për me e pastru pyllin, për të heq ato mbetjet qe ndoshta një trung i prere i qet edhe 5 dru, por qëllimi dhe mendimi im është qe t’i mbrojmë pyjet ne mënyre profesionale e jo t’i shkatërrojmë në mënyrë të egër kështu. Kjo siç po shihet është bërë në mënyrë të organizuar, dikush duhet të qëndrojë prapa tyre, por ne i kemi ftuar të gjitha organet, policinë, prokurorinë e organet e tjera dhe nuk ka pardon për askënd, nëse edhe unë jam do të përgjigjem”, ka thënë drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Xhemajl Reqica.
Ndërkaq inspektorët thanë se ka mjaft vështirësi në parandalimin e prerjeje së pyjeve. Por aksionet e fundit kanë ndikuar që të ketë më shumë kërkesa për prereje në mënyrë legale.
E nga ana tjetër banorët e fshatit Jezerc thonë së drutë e konfiskuara i kishin për përdorim personal e jo për shitje. Pohojnë se jetojnë në varfëri të skajshme dhe nganjëherë detyrohen të shesin dru sepse e këtë e kanë të vetmin burim ekzistence.
“Na prej kësaj varemi kërkon nuk e kemi në punë, me çka me jetu, a me vdek na për bukë”, shprehet Bajrush Uksmajli.
Drutë e konfiskuara sot, dhe gjatë tërë sezonit të dimrit është vendosur të përdoren për ngrohje të shkollave të komunës së Ferizajt si dhe për rastet sociale.
Drejtoria komunale për Bujqësi e Pylltari në bashkëpunim me policinë e Ferizajt dhe inspektoratin e pyjeve të Kosovës mbrëmë, kanë konfiskuar 7 traktorë me 23 m kub dru, të cilat janë prerë ilegalisht në malet e fshatit Jezerc.