Në bazë të marrëveshjes është përcaktuar që kuzhina hapësirat e lokalit dhe buka për një vit të jenë falas nga kjo kompani, ndërsa ushqimin do ta sigurojë organizata Caritas Kosova. Kurse infrastrukturën përcjellëse lidhur më pagesat e ujit, rrymës dhe mbeturinave do t’i mbulojë komuna e Ferizajt.
Edhe identifikimi i personave që do të fitojnë këtë shujtë do të bëhet nga drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale.
“Ne kemi shumë familje të varfra dhe kemi llogarit që diku 200 shujta në ditë që të jenë në dispozicion të qytetarëve të varfër. Është po ashtu e rëndësishme që në përpjekjet tona, për të zvoglu stafin që e kemi konsideru që është i tepërt si në çerdhe në lagjen e re, dhe në vendet tjera kemi kërku nga Caritas Kosova, që mos të pranohen fuqi tjera punëtore, por që shërbimet të kryhen brenda stafit që është i punësuar. Dmth të barten një numër i grave që nuk kanë shumë punë në çerdhe dhe të vendosen në kuzhinën që do të hapet, po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të angazhohen edhe vullnetarë që dëshirojnë të ndihmojnë”, është shprehur kryetari Svarqa.
Ndërkaq drejtuesit e organizatës humanitare Caritas Kosova thanë se kontributi që do ta japin për këtë kuzhinë popullore është njëra ndër përpjekjet e shumta që bëjnë çdo ditë për njerzit pa të ardhura dhe në kushte të vështira sociale. U theksua se aktiviteti i sotëm ka të bëjë edhe më fushatën e solidaritetit që ka vazhduar për një javë në disa vende nëpër Kosovë.
“Fakti që sot jemi këtu me iniciativën e kryetarit të komunës, Muharrem Svarqa, ne si Caritas atë ide mundohemi me përqafu, me mbështet dhe të mendojmë për më të varfëritë që të hapim një kuzhinë popullore ku gratis në bazë ditore te hanë një shujtë ditore” ka thënë Sopi.
Projekti si i tillë pritet të zgjas 4 vite ndërsa më vonë të qartësohen kompetencat.
Komuna e Ferizajt , organizata humanitare Caritas Kosova dhe kompania “Bibaj group” kanë nënshkruar sot një marrëveshje nga e cila së shpejti pritet të hapet një kuzhinë popullore për kategoritë e varfëra ku do të mund të ofrohen deri në 200 shujta në ditë. Tashmë është vendosur edhe lokacioni i kësaj kuzhine që do të jetë në ndërtesën, prapa Gjykatës Themelore e cila është pronë e kompanisë “Bibaj group”.