Udhëheqja e komunës së Ferizajt me këtë rast vlerësoi se kjo zyrë është një ndër përpjekjet e pushtetit që fermerët ferizajas ta kenë një trajtim sa më të mirë në të gjitha situatat kur kanë nevojë.
“Qyteti i Ferizajt me pasurit bujqësore që ka do të duhej të ishte konkurrent edhe në tregjet e jashtme, prandaj me një ndihmë profesionale po synojmë që të rritet produktiviteti por edhe kualiteti i prodhimeve bujqësore nga kjo trevë. Përmes kësaj zyre do t’ju ofrojmë ndihma dhe informata më se të nevojshme të gjithë fermerëve ferizajas që bizneset e tyre të jenë sa më konkurrente por përmes kësaj po hapen edhe vende të reja të punës. Ne si komunë do të jemi përkrahës i të gjitha iniciativave të cilat janë në të mirë të qytetarëve por edhe ndikojnë në mirëqenien e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës “, është shprehur kryetari Svarqa.
Ndërkaq drejtori për Bujqësisë dhe Pylltari Xhemajl Reqica deklaroi se qendra informative për bujqësi do të jetë edhe një urë lidhëse në mes Ministrisë së bujqësisë dhe organizatave të tjera të kësaj fushe. Kryesisht në kompletim të dokumentacionit për projekte të ndryshme dhe në përkrahje të iniciativave të fermerëve.
Nga ana tjetër drejtori i departamentit për shërbime këshillues dhe teknike në Ministrinë e Bujqësisë Hyseni thaqi, ka theksuar, se kjo ministri aktualisht është duke bërë njoftimin për ndryshimet në refomrimim e shërbimeve këshilluese publike të Kosovës për bujqësin dhe zhvillim rural.
“Këto ndryshime janë duke u bërë në bashkëpunim me drejtoritë komunale të bujqësisë. Objektivi i shërbimeve të reja këhsilluese të Kosovës për bujqësi dhe zhvillim rural është që të përmirësojë komunikimin ndërmjet plaëve kuce të interesit për të mirën e të gjithë femreëve dhe bashkësive rurale”, tha Thaqi.
Edhe z.Ross Bull, udhëheqës i projektit të BE-së, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka theksuar se këto qendra janë mëse të rëndësishme për të gjithë bujqit në Republikën e Kosovës.
Në qendrën informative do të jenë dy këshilltarë të gatshëm për fermerët që i vizitojnë. Thuhet se fermerët kryesisht interesohen për zhvillimet në blegtori dhe lavërtari por edhe fusha të tjera.
U bë e ditur se qendrën komunale për bujqësi me pajisje elektronike dhe material tjetër e ka ndihmuar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Poashtu u tha se nga fondet e Bashkimit e Evropian muajve të kanë përfituar 20 fermerë projekte në fusha të ndryshme bujqësore
Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural dhe nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e kanë hapur sot qendrën informative komunale në shërbim të fermerëve të kësaj komune.