Në takimin e fundit lamtumirës, i cili u mbajt nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ishin të pranishëm i gjithë stafi i Qeverisë Komunale, deputet nga Ferizaj në Kuvendin e Kosovës, punëtor shëndetësor, punëtor arsimor, shokë dhe ish nxënës të Dr.Nazifit , dhe shumë qytetar të cilët ë njohën dhe e çmojnë punën dhe kontributin e tij.
Salla e teatrit sot ishte e vogël për të zënë të gjithë ata që kishin ardhur që ti bëjnë nderimin e fundit Dr. Nazif Qerimit ,në mbledhjen komemorative.
“Të gjithë ne që e kemi njohur doktor Nazifin, personalitetin dhe veprimtarinë e tij, nuk e kemi aspak lehtë ta themi fjalën e lamtumirës. Nuk e kemi lehtë për disa arsye: sepse kemi humbur një mik të çmuar; një punëtor shëndetësor të vyeshëm e të devotshëm; një udhëheqës të përkushtuar të stomatologjisë publike të Ferizajt; një udhëheqës të zellshëm të gjithë shëndetësisë publike të komunës sonë, që ka lënë gjurmë në këtë fushë. Të gjitha këto detyra, doktor Nazifi i kreu me sukses, duke investuar tërë dijen, mundin dhe aftësitë e tij. Doktor Nazif Qerimi do të mbetet në kujtesën tonë si një mësimdhënës, të cilin brezat e nxënësve të shkollës së mjekësisë thonë se e kanë çmuar si një prind të dytë, për taktin e tij pedagogjik, për qëndrimin dashamirës dhe për angazhimin e pakursyer në punë. Doktor Nazif Qerimi do të mbetet në kujtesën tonë si një udhëheqës reformator, të cilin kolegët e tij mjekë e stomatologë e çmojnë si personalitet që e organizoi funksionimin e mjekësisë familjare në mënyrën që të jetë sa më praktike dhe më afër nevojave të qytetarëve. Pra, të gjithë ne, humbur një njeri të çmueshëm, me vlera të larta njerëzore dhe profesionale. Por, jeta e njeriut nuk është gjë tjetër, veçse gjurmë në kohë dhe kujtime. Doktor Nazifi, me veprën dhe angazhimet e veta, ka lënë gjurmë të mira tek brezi ynë. Prandaj, kujtimi për të nuk mund të jetë ndryshe, veçse një kujtim që të mbush me mirësi, me respekt dhe me besim në vlerat pozitive. Jeta dhe vepra e tij do të jenë frymëzim për qasje më njerëzore, më serioze dhe më profesionale ndaj jetës e punës. Vlerat e larta që transmetoi doktor Nazifi tek familja, tek shokët, miqtë, të njohurit, kolegët dhe tek ferizajasit në përgjithësi, do të jenë ngushëllim për humbjen e tij. Pushoftë në paqe të përjetshme, ndërsa të gjithë ne e kujtofshim përherë me ndiesitë më të mira”, ka thënë kryetari Svarqa.
Në emër të Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës, me fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua prof. Dr Ali Gashi.
“Dr.Nazifi gjithmon i’u ka përgjigjur sfidave të kohës,e këto sfida nuk ishin të pakta .Këtyre sfidave a i’u ka përgjigjur me një pozitivitet dhe me një angazhim maksimal. Familja humbi kryefamiljarin ,ndërsa Shoqata e Stomatologëve të Kosovës humbi një krah të fortë dhe një mik të fortë me një angazhim maksimal” tha Gashi.
Të pranishmit në emër të familjes i falënderoi djali i Dr. Nazifit ,Granit Qerimi.
Varrimi i të ndjerit u bë në fshatin Koshare.
Të enjten në lokalet e teatrit “Adriana Abdullahu” në një mbledhje komemorative të organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i’u dha lamtumira e fundit Dr.Nazif Qerimit.