Sqarimin e AKP-së kryetari i Ferizajt e sheh si një borxh edhe ndaj opinionit publik, i cili prej vitesh përgjithësisht ka shfaqur pakënaqësi ndaj procesit të privatizimit në Kosovë dhe dukurive që e kanë shoqëruar atë.
Ferizaj, 11 nëntor 2014
Kryetari i KomunësMuharrem Svarqa
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është vënë këto ditë në dijeni për shqetësimin e ish-punëtorëve të Fabrikës së tubave, lidhur me shitjen për skrap të makinerisë së një reparti të IMK Pipe Factory L.L.C., si dhe me sqarimet e dhëna nga menaxhmenti i fabrikës se po ndodh ndërrimi i pajisjeve të vjetra me makineri të reja për prodhimin e gypave.