Drejtori komunal i shëndetësisë në Ferizaj, Burim Karameta tha se deri tani kanë punësuar rreth 90 punëtorë shëndetësorë në bazë marrëveshjes me Karitas Kosova. Ai tha se pritjet e këtyre punëtorëve për pagat pritet të përfundojnë më 15 dhjetor.
“Ne jemi duke u mundu që të ofrojmë shërbime sa më shumë për qytetarët tanë. I kemi funksionalizuar të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat nëpër fshatrat e e komunës së Ferizajt. Të gjitha këto janë mundësuar në bazë të marrëveshjeve që kemi me Karitas Kosovën , kemi ngritur akoma më shumë numrin e punëtorëve, ku kemi punësuar 90 punëtorë shëndetësor të cilët janë në shërbim ë qytetarëve.”është shprehur drejtori Karameta duke theksuar faktin se shërbimi emergjent primar po funksionin 24 orë dhe 7 ditë në javë duke ju dal në ndihmë të gjithë pacientëve.
Ai ka theksuar faktin se gjatë këtyre muajve është investuar edhe në shumë projekte në shëndetësi.
“Ne kemi filluar renovimin e objekteve shëndetësore , ku shumica e tyre janë në përfundim e sipër, ku tashmë është ngritur edhe niveli i kushteve për punë. Po ashtu në përfundim e sipër është edhe ndërtimi i ambulantes në fshatin Komogllave ku po presim edhe donacione për rregullimin e oborrit të saj ”, tha drejtori Karameta.
Numri një i Shëndetësisë në Ferizaj, Burim Karameta gjithashtu bëri të ditur se tanimë është nënshkruar kontrata për blerjen e aparatit të mamografisë, i cili sipas tij pritet të nisë punën shumë shpejt.
“Shumë shpejt do të jetë në shërbim të qytetarëve tanë, natyrisht për ato qytetarë që kanë nevojë për bërjen e mamografit. Në kuadër të asaj pjesë ekzistojnë edhe disa pajisje të tjera shëndetësore, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm pritet të vin si donacion edhe karriga stmotalogjike”, është shprehur drejtori.
Kur u ndal te çështjet sociale Karameta pohoi se nuk do të mund të bëjë më shumë për 170 familje të cilat rrezikojnë që këtë muaj të mos marrin ndihmën sociale. Tha se është një afat i shkurtër për t’i futur të gjitha të dhënat e tyre në një databazë të re. Por, theksoi se do të mundohen që këtë muaj të ndihmojnë ato familje që nuk do të marrin ndihmë.
Gjatë kësaj konference u bë e ditur se janë në bisedime me një organizatë turke për ndërtimin e një ambulance në rrugën "Kadri Zeka" ose në një pikë ku takohen fshatrat: Pleshinë, Zaskok e Dubravë si dhe me kërkesë të drejtorit Karameta, në hapjen e një salle operative për trajtimin e syrit në Spitalin e Ferizajt.
Brenda një muaji edhe QKMF në Ferizaj do të bëhet me aparat të mamografisë