Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka pasur një dreke punë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Në këtë drek pune janë diskutuar edhe shumë gjëra lidhur me bashkëpunimet që mund të ketë në një të ardhme të afërt qyteti i Ferizajt me Shqipërinë në fusha të ndryshme bashkëpunimi. Po ashtu u theksua fakti se qyteti i Ferizajt, tashmë ka një bashkëpunim shumë të mirë me qytetin e Elbasanit.
Më këtë rast kryetari Svarqa i është shprehur mirënjohës kryetarit Meta për vizitën e tij, që e bëri në Kosovë dhe e ftoi që në një të ardhme të afërte të viziton edhe qytetin e Ferizajt.
Ndërkaq kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur shumë mirënjohës për pritjen e bërë duke theksuar faktin se Kosova e Shqipëria mund të bashkëpunojnë në shumë aspekte.
I pari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të parin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta e ka nderuar me stemën e qytetit, por edhe një libër më biografinë e zhvillimit të qytetit të Ferizajt.
Kryetari Svarqa, zhvilloi një takim shumë miqësor me kreun e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.