
"Në fushën e uzurpimeve kemi 109 kërkesa , të trashëguar 11, që do të thotë gjithsejtë 120 kërkesa. Prej tyre 91 kërkesë janë të kryera ndërsa 29 janë në procedurë. Në fushën e shpronësimeve ka pasur 9 kërkesa të arritura dhe 8 të trashëguara. Prej tyre të kryera 3 kërkesa .Në fushën e destinimeve kemi 46 kërkesa të arritura, 7 të trashëguara, prej tyre 39 të kryera." ka thënë Hyseni
Duke iu referuar punëve që janë bërë në sektorin e gjeodezisë i pari i kësaj drejtorie, Faruk Hyseni, ka bërë të ditur se në këtë sektor gjatë kësaj periudhe kanë arritur 1075 kërkesa. "Këto kërkesa kanë të bëjnë me identifikimin në zyre, 29 kërkesa, të gjitha të kryera, kemi coptimin e ngastrave 37 kërkesa, prej të cilave 21 të kryera , 6 kërkesa janë hedur poshtë , ndërsa për dy kërkesa nuk ka shënime grafike, një lënë është në hipotekë, një në gjykatë dhe gjashtë janë në procedurë" ka thënë Hyseni
Në këtë rrafsh, zyrtarët kanë përmendur edhe kërkesat për produkte kadastrale nga firmat private që sipas tyre janë hiq më pak se 490 prej të cilave 440 janë të kryera, 24 prej tyre palët i kanë tërhequr, ndërsa për 13 lëndë mungojnë shënimet grafike dhe tetë lëndë janë në procedurë.
"Regjistrimi i copëtimeve që kanë bërë firmat private janë 335 lëndë , të kryera janë 322 lëndë, dy lëndë nuk i plotësojë kushtet, dy janë tërhequr. Për rregullimin e megjeve kemi 33 kërkesa, 24 janë të kryera, 4 lëndë palët nuk kanë pasur interesim, 3 lëndë mungojnë shënimet dhe dy lëndë janë në procedurë. Në regjistrimin e sistemit të ri MAP, kemi 44 kërkesa të kryera, bashkim të parcelave kemi pasur115 prej të cilave janë 109 të kryera, tri nuk i kanë plotësuar kushtet dhe tri të tjera janë në procedurë" ka thënë Hyseni.
Duke iu referuar sektorit të kadastrit, drejtori Hyseni ka vërë në dukje se sektorë kryesisht merret me regjistrimin e ndërrimit të titullarit, regjistrimin e hipotekave, regjistrimin e barrave tatimore, masave të sigurisë nga gjykata etj.
Sipas Hysenit ky sektorë gjatë kësaj periudhe ka pranuar 6338 kërkesa, krahasuar me vitin e kaluar janë 2047 kërkesa më shumë.
"Duke u nisur nga kjo, Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër ka qenë shumë efikase si në shërbime, gjithashtu edhe në kryerjen e të gjitha obligimeve ndaj qytetarëve. Gjatë këtij nëntë mujori janë bërë shumë punë, përfshirë edhe konsultat me institucionet tjera me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe bashkëpunimit në kuadër të kësaj drejtorie", ka thënë Hyseni.
Duke folur për sfidat, zyrtarë të kësaj drejtorie kanë përmendur mungesën e librave kadastrale të cilat janë të uzurpuara nga ish-regjimi serb, si dhe rastet e regjistrimit të një prone nga dy persona, që sjell problem në vete me AKP-në.
Duke folur për projektet me organizatat ndërkombëtare, drejtori Hyseni, ka përmendur projektin e Bankës Botërore, që lidhet me incizimin e ndërtesave dhe pjesëve të tyre.
‘Ky projekt i BB-së në bashkëpunim me AKP-në, ka përfunduar ky projekt dhe si synim ka pasur evidentimin e të gjitha banesave të ndërtuara para dhe pas luftës dhe që janë të pranuara teknikisht. Pas këtij procesi është hapur rruga që palët që kanë pasur dokumentacion të regjistrojnë banesat në emër të tyre dhe të kenë të drejtën e pronësisë. Këto shërbime i ka kryer një kompani private që është caktuar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe palët mund të pajisen me certifikata të pronës nëse ju duhen" ka thënë në fund drejtori Faruk Hyseni.
Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër gjatë periudhës nëntë mujore ka realizuar një varg punësh dhe suksesesh që hyjnë në kuadër të kompetencave të kësaj drejtorie.