Rolandi është i lindur në Ferizaj, ndërkaq me 22 mars të këtij viti është shpallur kampion i Evropës, ndërsa me 22 tetor ne Widen të Gjermanisë është shpallur edhe kampion i botes ku për këtë titull, ka mposhtur kik boksierin austriak Stope Kubat .
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, falënderojë kik boksierin Dabinovci, për sukseset që ka arritur në karrierën e tij.
Kryetari Svarqa, me këtë rast është shprehur se me Roland Dabinovci, jo vetëm ferizajasit po çdo, shqiptarë e ka bërë të jetë krenar për shkak të titujve që ka arritur t’i fitoj në këtë sport .
Në anën tjetër Roland Dabinovci, u shpreh të jetë krenar për pritjet që po i bëhen në qytetin e tij, të lindjes në Ferizaj, e sidomos pritja nga njeriu i parë i qytetit kryetari Muharrem Svarqa.
Roland Dabinovci nga dita e hënë po qëndron për pushime disa ditore në Ferizaj, e më pas do të kthehet në Gjermani për t’u përgatitur për meqin e radhës.
Kryetari i Komunës se Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të mërkurë ka pritur në zyrën e tij, kampionin e botes dhe të Evropës ne WKU në rregullat e K1 kik boksierin Roland Dabinovci.