Anëtarët e këtij komitetit të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Milazim Haliti, kanë mbajtur mbledhjen e komitetit.
Në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të Ferizajt përveç në mesin e disa pikave të tjera që do të diskutohen, pritet që të miratohen edhe draft –strategjia e zhvillimit afat mesëm të komunës së Ferizaj për periudhën 2014 deri më 2017, si dhe raporti financiar për periudhën janar –shtator 2014.
Sa i përket draft-strategjisë së plotësuar e cila ishte në dorën e anëtarëve të komitetit për Politikë e Financa nuk u zhvillua debat i gjerë ,sepse u tha që nesër do të prezantohet më hollësisht nga hartuesi i saj që është kolegji universitar UBT.
Ndërkaq duke paraqitur raportin financiar për 9 muaj, drejtoresha e Financave Lirije Syla dhe se shpenzimet e kësaj periudhe janë zbatuar me planin e paraparë, dhe nuk do te ketë suficit financiar në fund të vitit.
Ndërsa anëtarë të tjerë të këtij komiteti raportin e paraqitur e vlerësuan në mënyra të ndryshme.
Derisa nga opozita u dhanë disa vërejtje, deputetët e LDK-së e lavdëruan raportin e prezantuara.
Kurse drejtoresha Syla dha shpjegimet e saj për vërejtjet e bëra.
Në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal pritet të miratohen edhe disa rregullore që kanë të bëjnë me sjelljen dhe përgjesitë e nxënësve në shkolla, pastaj një rregullore për transparencë dhe pika të tjera.
Kurse pika e diskutimit për një informatë rreth marrëveshjeve që ka komuna me organizatën “Caritas Kosova” u shtye për një mbledhje tjetër me arsyetimin se materiali ka arritur me vonesë tek anëtarët e komitetit për Politikë dhe Financa.
Këtë të mërkurë, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Ferizaj.