Duke e shtrembëruar skajshmërisht porosinë e komunikatës, duke ironizuar me përmbajtjen e saj, portali standardi.eu ka marrë rolin e një mediumi qesëndisës ndaj një mesazhi, të cilin do të duhej ta mbështeste, nëse nuk e ka për mision përkrahjen e zbrazjes së Kosovës.
Kushdo që e lexon këtë komunikatë, pos atyre në standardi.eu, e ka shumë të qartë se titulli “Gajret o qytetarë, rrini se u kënaqëm në Kosovën e lirë”, i cili i referohet komunikatës sime, nuk ka të bëjë asgjë me përmbajtjen e saj.
Prandaj, besoj se shtrembërime të tilla me qëllim ironizimi dhe qesëndisjeje ndaj thirrjes së sinqertë për të ndërprerë manipulimet që po u bëhen një pjese të popullatës, nuk mund të lejohen me asnjë standard informimi, pos me ato të standardi.eu.
Nuk e di kush është ky portal, por besoj thellësisht se kushdo që të jetë, me keqpërdorime të tilla të përmbajtjeve serioze, që i referohen një problemi edhe më serioz, nuk ka të ardhme. Besoj po ashtu se kjo qasje, nuk është rruga e qëlluar për të dalë nga anonimiteti. Ka rrugë më të ndershme, më fisnike dhe më të dobishme për të gjithë.
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
Dëshiroj që si kryetar i Komunës së Ferizajt të shpreh pakënaqësinë time të thellë me ironizimin që i bëri portali standardi.eu komunikatës sime të 24 nëntorit, e cila shfaqte brengosjen dhe thirrjen për angazhim të shtuar të të gjithë faktorëve shtetërorë, politikë e shoqërorë, për t’i dalë përballë dukurisë shqetësuese të braktisjes së Ferizajt dhe të Kosovës, sidomos nga të rinjtë.