Drejtoria komunale e zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Ferizaj, ka bërë hartimin e 36 projekteve investive për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm. Sipas drejtoreshës së këtij departamenti Mimoza Fazliut, kjo është hera e parë që komuna jonë pajiset me plane të tilla. Sipas saj hartimi i këtyre projekteve ka të bëjë me fusha të ndryshme.
“Këto projekte kapin të gjitha fushat në investime si në bujqësi, prodhimtari, turizëm, shërbyese e tregtare. Këto projekte do tu ipen personave që janë të interesuar për të hapur biznese në komunën tonë, e që kane mjete, por nuk kane ide se çka është e nevojshme të investohet në komunën tonë dhe këto plane do t’u ipen në formë të subvencioneve falas. Qëllimi kryesor është që ne t’ju ndihmojmë atyre, t’ju japim projekte investive, që ata me hapjen e bizneseve ta zbusin papunësinë. Projektet janë të përpiluara në dy gjuhe ne gjuhen shqipe dhe angleze”, ka thënë Fazliu, duke theksuar faktin se në këto projekte është plani ideor, plani i biznesit si dhe plani investiv.
“Ftoj qytetaret e interesuar që të investojnë në Ferizaj, që te vinë tek drejtoria e zhvillimit ekonomik dhe turizmit të pajisen me projekte investive në fusha të ndryshme, ku ata e gjejnë veten me se miri. Kriter për dhënien e këtyre planeve investive do të jetë punësimi i qytetareve të Ferizajt, përndryshe projektet do t’ju dorëzohen në mënyre solemne përmes mediave”, është shprehur Fazliu.
Po ashtu u bë e ditur se fokus kryesor i kësaj drejtorie ka qenë edhe aplikimi në projekte të shumta me donatorë.
“Në të njëjtën periudhë poashtu kemi pasur kontakte me biznese dhe investitorë të mundshëm në Ferizaj. Jemi në pritje të përgjigjes për projektin, “Zhvillimi i Turizmit në Ferizaj dhe Regjion” (thirrje nga Eured II, Komisioni Evropian), fasadimi dhe rregullimi i oborrit te kishës ortodokse në vlerë prej 45.000 $, (thirrje për aplikim nga UNMIK-ut), po ashtu jemi duke pritur përgjigjeje pozitive për projektin “Ndërtimi i rrethojës së varrezave në fshatin Dubravë”, ku ka kaluar dy faza. Në 100 ditshin e pare kemi fituar projektin për gjimnazin “Shaban Hashani “ në vlerë prej 170,135.00 euro, që vlera e projektit është sa gjysma e buxhetit te drejtorisë. Ky projekt për gjimnazin “Shaban Hashani“, ka të bëjë me rregullimin e oborrit , gjelbërimin, shtigjeve për ecje, terreneve sportive, rrethojës dhe ndriçimit të shkollës, me ç’rast do të përfitojnë nxënësit dhe personeli arsimor. Ky projekt është duke u implementuar nga IOM ku kemi bashkëpunuar me ta për t’ju siguruar projektin ideor, projektin detal, projektin për ndriçim si dhe lejen për ndërtim, vlen të ceket se në atë shkollë po investohet pas 30 viteve. Janë të punësuar 68 punëtor, të gjithë që janë marre nga enti për punësim. Punimet për këtë projekt janë në përfundim, përurimi do të bëhet në fund të muajit dhjetor, apo ne fillim te muajit janar”, ka thënë drejtoresha Fazliu.
E para e drejtorisë së zhvillimit ekonomik dhe turizmit, Mimoza Fazliu, në raportin e saj për punën nëntë mujore është ndalur edhe tek projekte të tjera, por edhe tek qendra e regjistrimit të bizneseve në Ferizaj, ku tha se vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 539 biznese të reja.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit është pajisur me 36 projekte investive, nga projekti “Hartimi i projekteve për investitor te jashtëm dhe të brendshëm”.