Realizimi i këtyre projekteve e përmirëson furnizimin me energji elektrike për banoret e komunës së Ferizajt.
Për realizimin e projekteve, komuna e Ferizajt i ka ofruar mbështetje KEDS-it në dhënien e lejeve për projekte, si dhe rreth zgjidhjeve të problemeve pronësore juridike në terren, kur ka pasur nevojë.
Investimet janë kryer në ato zona ku rrjeti ka qenë me i vjetër, i dëmtuar, ku ka pasur rënie të tensionit dhe furnizim jostabil me energji elektrike.
Projektet e implementuara në Ferizaj me projektin e Përforcimit të Rrjetit Distributiv 2013-2014 janë: TS 10(20)/0,4 kV “28 Nëntori”, që ka përfshirë linjën kabllovike 10(20) kV , TS 10(20)/0,4 kV dhe RRTU, kanë ndikim direkt në përmirësimin e kualitetit të energjisë në këtë pjesë të qytetit. Projektet e dislokimit të njehsorëve, TS 10/0,4 kV Pleshina, TS Nerodimja dhe TS Qiraxhitë janë gjithashtu projekte që direkt do të ndikojnë në rritjen e kualitetit dhe sigurisë së furnizimit. Me këto projekte është punuar komplet rjeti i i 0,4 kV duke zëvendësuar të gjitha shtyllat e drurit, si dhe duke zëvendësuar përçuesin e zhveshur me kabllo bistekë.
Këtë vit KEDS është duke implementuar edhe projektin e TS te stabilimenti shpërndarës, i cili përfshin ndërtimin e 2 trafostacioneve të reja 10(20)/0,4 kV dhe komplet rrejtin e ri 0,4 kV në pjesën që është në dalje të qytetit të Ferizajt.
KEDS do të vazhdojë me investime edhe në vitin 2015 me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorit të përmirësohen.
Në komunën e Ferizajt me plan investiv 2015 janë paraparë afër 10 projekte, si ne qytet ashtu edhe ne fshatra ( p.sh: Qendra e qytetit, lagjja "Bajram Curri", Rr, "R. Bislimi", f. Sojevë, f. Gaçkë, f.Doganaj etj). Ne keto vende parashihet ndërtimi i TS 10/0.4 kV si dhe renovim i rrjetit te tensioni të ulet, projekte këto qe do te permisojnë furnizimin me energji elektrike qytetareve te kësaj komune.
Vlera e investimit per vitin 2015 sillet rreth 300.000 euro.
Gjatë këtyre dy viteve Komuna e Ferizajt dhe KEDS-i kanë pasur një bashkëpunim të mirë, i cili ka ka rezultuar me një mori projektesh, disa prej të cilave janë në implementim e sipër, kurse disa të tjera janë paraparë të fillojnë në vitin 2015.