Me këtë rast kryetari Svarqa ka uruar të gjithë besimtarët katolik për këtë festë shumë të rëndësishme.
“Ishim këtu në kishën katolike të Ferizajt, për të përgëzuar për kontributin e vet Don Viktor Sopin përmes tij, edhe gjithë besimtarët katolik në qytetin e Ferizajt. Në këtë festë shumë të rëndësishme shprehim mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që kanë kontribuar si figurat më eminente të kishës katolike që kanë vepruar”, ka thënë Svarqa.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij këtë të enjte vizitoi kishën katolike “Engjëlli i rojës” në Ferizaj, për të uruar famullitarin e kësaj kishe Don Viktor Sopin.