Kryetari Svarqa e njoftoi ministrin Shala për manifestimet e shumta që mbahen në Ferizaj gjatë vitit, përfshirë festivalin e teatrove, festivalin e filmit, festivalet muzikore etj., të cilat kanë karakter gjithkombëtar, ndërkohë që mundësitë financiare të Komunës për mbarëvajtjen e tyre, janë shumë të kufizuara.
Kryetari i Ferizajt gjithashtu vuri në dukje nevojën e identifikimit dhe mirëmbajtjes së monumenteve historike, momumenteve të kulturës dhe monumenteve natyrore, si dhe mungesën e investimeve në objektet kulturore e sportive në Ferizaj prej katër dekadash.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala tha se e ka diskutuar me departamentin përkatës çështjen e investimeve kapitale nëpër komuna dhe se investime do të bëhen edhe në Ferizaj, siç është riparimi i palestrës së sporteve, ose i stadiumit të qytetatit etj. Ministri Shala premtoi se brenda javës së ardhme do të qëndrojë në Ferizaj dhe bashkë me udhëheqjen komunale do të shohin nga afër objektet për të cilat duhet bërë ndërhyrje riparimi.
Ministri Kujtim Shala gjithashtu paralajmëroi rregullimin brenda pak muajve të kodit buxhetor për teatrot profesioniste, një veprim ky që do t’u hapte rrugë komunave për të ndarë buxhetin vjetor dhe për funksionalizimin e teatrove.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa,i shoqëruar nga drejtori komunal për kulturë, rini e sport, Enver Halili, qëndroi sot në Ministrsinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për të bashkëbiseduar me ministrin Kujtim Shala, lidhur me mundësitë e mbështetjes për avancimin e zhvillimit të veprimtarive kulturore e sportive në Ferizaj.