Kryetari Svarqa bën me dije publikun se sipas marrëveshjes së trashëguar nga qeveria e kaluar, ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Karitasit të Kosovës, të gjitha kompetencat për stafin dhe menaxhimin e çerdhes, i ka Karitasi.
Kryetari i Ferizajt sqaron publikun dhe OJQ INPO se përtëritja e marrëveshjes do të bëhet këto ditë, prandaj ka angazhuar zyrën ligjore të Komunës, për të parë ligjshmërinë e saj. Nëse përmbajtje të caktuara të marrëveshjes kanë qenë në mospërputhje me ligjet që rregullojnë sferën e arsimit, ato do të përmirësohen dhe do të harmonizohen me dispozitat ligjore.
Zyra për informim e Komunës se Ferizajt
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, ka marrë sot në konsideratë kumtesën e OJQ “Iniciativa për Progres” lidhur me statusin, përzgjedhjen e stafit, caktimin e çmimeve në çerdhen e fëmijëve në Lagjen e Re të qytetit.