Ai ka marr 24 vota të këshilltarëve komunal, 10 më shumë se sa kundër kandidati i tij nga radhët e PDK-së, Mimoza Pajaziti. Në këtë seancë votën kundër e deklaruan dy këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje!, duke thënë se pavarësisht kandidaturave të këtyre dy subjekteve vota e tyre do të jetë kundër. Sylejman Zeka në emër të Lëvizjes VV theksoi se kjo lidhet me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Pas votimit, kryesuesi i ri Kuvendit të Ferizajt, Faruk Guri ka bërë betimin, ndërsa në fjalën e tij para asamblistëve komunal ka thënë se do të punoj më përkushtim në interes dhe në të mirë të qytetarëve.
"Jemi këtu që të punojmë më përkushtim në interes të qytetarëve të Ferizajt. Besoj se bashkërisht do t’i dalim në marrjen e vendimeve që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës" ka thënë Guri.
Kryesuesi i ri i Kuvendit, Faruk Guri, që vije nga radhët e LDK-së, me profesion jurist, për tri mandate ka qenë këshilltarë i Kuvendit komunal të Ferizajt, ai për një mandat ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit komunal të Administratës së Përgjithshme.
Ndryshe, Kuvendi i Ferizajt për dy muaj ishte pa kryesues ngase ish-kryesuesi, Milazim Haliti, mori postin e deputetit të Kuvendit Kosovës. Haliti, me këtë rast ka falënderuar grupet parlamentare të Kuvendit për konstruktivitet, duke thënë se brenda një viti është munduar që të jetë bashkëpunues me të gjithë.
"Gjatë kësaj periudhe jam munduar që të jem i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë në funksion të zbatimit të statutit, rregulloreve dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Do të mundohem që edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës të jap kontributin tim në të mirë të qytetarëve të Ferizajt" ka thënë Haliti.
Këtë seancë e ka drejtuar këshilltari më i vjetër që vije nga radhët e PDK-së Rafiz Sejdiu. Para miratimit të rendit të ditës, këshilltari komunal nga PDK-ja, Mustafë Grainca, ka adresuar një shqetësim të këtij subjekti lidhur me atë se krahas pikës për zgjedhjen e kryesuesit është dashur që të ketë më shumë pika tjera të rendit të ditës.’Ky rend i ditës është shumë i varfër, krahas zgjedhjes së kryesuesit është dashur që të ketë edhe pika tjera të rendit të ditës që do të ishin në funksion të zhvillimit të komunës. Kemi humbur shumë kohë, të pritet edhe një muaj deri në seancën e radhës konsideroj se është shumë kohë e gjatë, ky është shqetësim i ynë" ka thënë Grainca, i cili menjëherë mori zotimin se një seancë tjetër është paraparë që të mbahet brenda periudhës dhjetëditore.
Kuvendi Komunal i Ferizajt në një seancë të rregullt të mbajtur të enjten ka zgjedhur Faruk Gurin për kryesues të Kuvendit.