Dëshiroj t’ia kujtoj AVONET-it se kandidati i LDK-së, z. Faruk Guri, fitoi bindshëm me 10 vota më shumë se kandidatja e PDK-së, zonja Mimoza Pajaziti dhe se askush nuk ka pasur dilema për këtë fitore, prandaj i ashtuquajturi “shantazh”, është produkt i mendjeve të errësuara nga interesat e ngushta të udhëheqësve të AVONET-it.
Për ata që nuk e dinë, dëshiroj të sqaroj se kandidatja e djeshme e PDK-së për kryesuese të KK të Ferizajt, është në lidhje të ngushtë familjare me kreun e AVONET-it. Prandaj, dështimi i saj për t’i fituar votat, i është dukur këtij rrjeti të OJQ-ve si veprim “antidemokratik”, “shantazhues”, “model qeverisës i Adem Salihajt”, që po i acaruaka qytetarët etj. Në të vërtetë zgjedhja e kryesuesit të KK të Ferizajt e ka acaruar vetëm rrjetin e OJQ-ve AVONET, pasi vota e lirë e kuvendarëve ia pamundësoi realizimin e interesave të ngushta familjare.
Së këndejmi, reagimi i AVONET-it është joparimor, shpifës, meskin dhe i ulët.
Komuna e Ferizajt dëshiron marrëdhënie të ngushta partneriteti me organizatat e shoqërisë civile, por jo të mbështetura në interesa personale e familjare.
Dëshiroj me këtë rast të falënderoj kryesuesin e mbledhjes së djeshme të Kuvendit të Komunës, z. Rafiz Sejdiu, për udhëheqje të pjekur e korrekte të seancës zgjedhore.
Kryetari i Ferizajt
Muharrem Svarqa
Më vjen keq që i marr kohë publikut për t’ia sqaruar shpifjen e ulët të rrjetit të OJQ-ve AVONET lidhur me zgjedhjen e kryesuesit të KK të Ferizajt. Përmes një komunikate, ky rrjet shpif se gjoja unë “përmes shantazheve dhe kërcënimeve” ia paskam siguruar votat kandidatit të LDK-së, z. Faruk Guri, për kryesues të kuvendit.