Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Besa Security”, Granit Hasani tha se minimumi që aplikantët duhet të përmbushin për këtë vend pune, është të kenë të mbaruar shkollën e mesme, dega elektroteknikë. Shtoi se përparësi kanë ata me fakultet të njëjtë ose ata që janë të certifikuar nga ndonjë organ i akredituar në Kosovë.
E, kryetari i Qeverisë së Ferizajt, Muharrem Svarqa mbështeti këtë projekt. Tha se kjo mundësi për krijim të vendeve të reja të punës po vjen në kohën kur qytetarët e Ferizajt kanë më së shumti nevojë.
Të gjithë kandidatët mund të aplikojnë për këto vende pune, në adresën elektronike info@besasecurity.com ose direkt në zyret e kompanisë në Veternik, përballë Grand Store. Konkursi mbetet i hapur deri më 28 shkurt të këtij viti.
100 qytetarë të komunës së Ferizajt, me profesion elektricist do të kenë mundësinë të punësohen po në profesionin e tyre në kompaninë “Besa Security”, e nënkontraktuar nga KEDS-i, për të kryer shërbime të inkasantëve e të ngjashme.