Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se teme kyçe e takimit ishte problemi që po ballafaqohet Ferizaj dhe Kosova në përgjithësi lidhur me migrimin ilegal të kosovare drejt shteteve evropiane. Ai së bashku me ambasadoren Viets kanë diskutuar edhe për deklaratat të shumta që kanë bërë ambasadorë dhe diplomat të huaj, që nuk ekziston kurrfarë gjasash për përfitimin e azilit nga qytetarët tanë në vendet perëndimore, sepse Kosova është vend i lirë, dhe migrimi nuk është zgjidhje për ta.
“Në të njëjtën kohë mësuam për të gjitha masat që ka ndërmarr shteti gjerman dhe ne veçanti Landi i Baden Wintervergut për kthimin e refugjateve ne vendin e tyre, por që kthimi i tyre nuk do të ndodh me shpejtësi marramendëse. Ne në takim thamë që ata do të kthehen më të varfër se sa ishin deri sa morrin rrugën e mërgimit. Ne biseduam edhe për marrjen e të gjitha masave për ndalimin e kësaj dukurie duke përfshirë këtu edhe mundësinë për punësimin sezonal të qytetarëve tanë në Gjermani, për punësime të përkohshme dhe për kthimin e tyre në mënyrë që masat që do të ndërmerren, do të jenë të nevojshme për krijimin e një stabiliteti ekonomik në Kosovë, si parakusht edhe për thithjen e investimeve nga jashtë si domosdoshmëri e kohës dhe si përpjekje tona për parakushte për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian aty ku ne e kemi synimin”, tha Svarqa.
Ndërkaq, ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Angelika Viets, ka thënë se shteti gjerman ka marr një varg masash me të cilat do të veprojë shumë shpejt, për të gjitha ata që migruan. Ajo ka porositur kosovarët që të mos marrin rrugë e migrimit.
“E di që është e vështirë t’a ndërtosh një shtet nga zeroja. Qeveria e re, e ka kuptuar shumë qartë arsyet që po i shtyn njerëzit me këto lëvizje dhe janë të gatshëm për marrjen e masave për kosovarët. Nuk është zgjidhje që të ikësh, duhesh t’i përmbledhësh të gjitha forcat dhe të përvishemi punës për ta ndërtuar atë shtet që keni pasur dëshirë ta keni”, është shprehur ambasadorja Viets.
Nga ana tjetër Silke Krebs ministren e shtetit të Baden Wutenbergut, ka thënë se vizita e saj në Kosovë, është bërë pikërisht për shkak të migrimit të kosovarëve në shtetin gjerman. Ajo tha se ne kemi ardhur që të shprehim qartë se Gjermania nuk e pranon azilin të asnjë qytetari.
“Ne kemi ardhur që të tregojmë se neve po na ngushtohet vendi dhe nuk kemi vend për mirëpritje, për azilkërkuesit dhe faktikisht duam të shprehim qartë se kërkesat për azil nuk pranohen në Gjermani, për aq sa nuk ekziston arsyeja për përndjekjeje e cila është arsyeja kryesore për njohjen e azilit. Ne po ashtu erdhëm të shohim se sa po ndikon kjo ikje edhe në ekonomi e vendit tuaj, sa po shkatërrohet ajo”, tha Krebs.
Edhe ministri për çështje federale, europiane dhe ndërkombëtare Peter Friedrich, është shprehur se rruga e azilit nuk është zgjidhje sepse sipas tij ta lëshosh vendin nuk është përfundimi i problemeve.
“Prandaj duam t’a potencojmë se nuk ka njohje të azilit dhe kërkimi i azilit nuk është rrugë drejt Evropës. Rruga e ardhme e Kosovës është drejt Evropës dhe Kosova ka një vend atje prandaj jemi të lumtur që e diskutuam këtë dhe të bashkëpunojmë dhe ta marrim këtë rrugë bashkërisht drejt Evropës, kjo rrugë do të arrihet përmes bashkëpunimeve të përbashkëta”, Friedrich.
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit të cilat janë nga sfera të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets si dhe një delegacion të përbërë nga Ministri për çështje federale, europiane dhe ndërkombëtare Peter Friedrich si dhe ministren e shtetit të Baden Wutenberg Silke Krebs me bashkëpunëtorët e tyre.