Kryesuesi i këtij këshilli, njëherësh kryetar i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, anëtarët e KKSB-së i ka njoftuar në detaje për masat e ndërmarra si komunë për parandalimin e migrimit të ferizajasve. Ai ka përmendur edhe takimet e shumta që ka pasur me krerët të institucioneve ndërkombëtare, pikërisht për çështjen ë migrimit.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, të pranishmit në këtë mbledhje i ka njoftuar edhe takimi shumë që ka pasur me deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës, me rast kanë biseduar edhe për mos përfaqësimin e qytetit të Ferizajt në nivelin qendror.
Ndërkaq komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Qazim Reka, ka thënë se situata e sigurisë, vazhdon të jetë e qetë .
Ndërkaq anëtarë e KKSB-së kanë paraqitur edhe një varg pytjesh në këtë këshill nga të cilat kanë marr edhe përgjigjet adekuata.
Edhe në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, është biseduar lidhur me çështjen e migrimit ilegal.