Hapjen e kësaj akademi e bëri Ayhan Albeyounglu drejtor menaxhues i Teb Bankës, i cili ka vlerësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm.
Për rëndësinë e këtij takimi ka folur edhe zëvendësdrejtori menaxhues i TEB-it dhe përgjegjegjesi për sektorin e korportava Arton Celina.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se takime të këtij lloji, janë shumë të rëndësishme për të gjithë afaristët ferizajas dhe me gjerë.
“Jam shumë i nderuar që gjendem në mesin tuaj dhe natyrisht jam shumë i interesuar që nga ky takim të dalim me mësime konkrete, me njohuri të reja, me mundësi shqyrtimi për gjetjen e mënyrave të reja, që të hapim prespektivë për qytetin e Ferizajt, dhe për rajonin në përgjithësi. Për shkak se tani me programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga akademik Isa Mustafa, por edhe politikat financiare që po zbatohen në Kosovë, duke ulur edhe politikat fiskale në dobi të biznesit, por edhe orientimet programore që po synojnë edhe politikat e qeverisë, por edhe politikat e qeverisjes komunale edhe këtu në Ferizaj”, është shprehur kryetari Svarqa, duke shtuar se në gjysmën e dytë të këtij viti, do të dalim edhe me rezultate konkrete të cilat gjithësesi kërkojnë shtytje dhe mbështetje edhe nga politika bankare.
“Për fat të keq politika bankare gjerë më tani në Kosovë, nuk kanë qenë të favorshme për zhvillimin e biznesit. Ne në Komunën e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, po bëjmë gjithëçka që është e mundur që të nxisim ekonominë e vogël dhe të mesme përkundër vështërsive me të cilat po përballeni edhe ju edhe ne, për shkak se ne po mundohemi të bëjmë atë që na obligon ligji”, është shprehur kryetari Svarqa.
I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në këtë takim ka vlerësuar se Komuna e Ferizajt, tashmë i ka të përgatitura edhe shumë plane të biznesit të cilat janë të gatshme për investitorët e huaj.
Në këtë akademi biznesore për konkurrencën globale ka folur profesor dr. Tamer Muftuoglu, ndërkaq është zhvilluar edhe një vorkshop me temën: menaxhimi i ndërmarrjeve të suksesshme në të ardhmen si dhe temë tjetër ishte “Ku është biznesi juaj në ciklin e zhvillimit”.
Organizuar nga Teb Banka në Kosovë, këtë të enjte në Ferizaj, është mbajtur akademi biznesore në të cilën merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, drejtues të TEB Bankës nga Turqia, si dhe afarsitë dhe biznesmen nga Ferizaj dhe Kosova.