Këtë ushtrim nga afër e ka përcjellur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili e ka vlerësuar tejet lart këtë ushtrim.
Ndërkaq zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë me këtë rast se policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për përballimin e situatave të ngjashme. Sipas tij ushtrimi po tregon edhe një koordinimi të plotë të policisë me njësitet e KFOR-it dhe shërbimet tjera.
"Policia krahas testimit të kapaciteteve të saj analizon edhe situata të ndryshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e veprimeve të saja karshi këtyre situatave. Ky ushtrim është i rregullt, i paraparë edhe me plaprogramin e trajnimeve të cilat policia i bënë çdo vit. Pas këtij ushtrimi natyrisht policia së bashku me partnerët i bënë edhe analizat me qëllim të identifikimit të përparësive dhe mangësive evetntuale" ka thënë Gashi.
Ushtrimin e ka vlerësuar edhe zëdhënësi i KFOR-it nga GSHB-Lindje, majori amerikan Adam Hollmark, duke vë në dukje se në kuadër të ushtrimit do të testohen kapacitetet e kontrollës së turmave dhe kontrollës së zjarreve.
"Ky ushtrim ka për synim rritjen e komunikimit të ndërsjellë. Agjensionet e sigurisë i kanë mënyrat e veta se si i bëjnë gjërat dhe së në të ardhmen do të ketë nevojë për reagime të përbashkët të GSHB-së me agjensionet tjera, kjo është një lloj përgatitje për këtë", ka thënë Hollmark, për të shtuar se roli i forcave të GSHBL është tretësor.
"Jemi forca e tretë e reagimit,policia e Kosovës në raste nevoje për reagimin tonë përmes zingjirit të tyre komandues bënë kërkesën dhe ne reagojmë", ka thënë zëdhënësi Adam Hollmark.
Ushtrimi i nisur ditë më parë ka vazhduar gjatë ditës edhe me testimin e kapaciteteve tjera menaxhuese duke përfshirë edhe menaxhimin e situatave që mund të vijnë si pasojë e zjarreve.
Pjesëtarë të policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim edhe me pjesëtarët e KFOR-it nga Grupi Shumëkombësh i Betejës Lindje, si dhe njësiteve për deminim të policisë dhe FSK-së, njësitit K-9, Shërbimit të Emergjencës dhe Brigadës së Zjarrfikësve, janë përfshirë të premten në një ushtrim i cili si qëllim ka pasur testimin e kapaciteteve të policisë dhe agjensioneve tjera të sigurisë në reagimin e shpejtë,kontrollin e protestave dhe turmave si dhe koordinimin e veprimeve në rast eskalimit të situatës.