Dua që të gjithë besimtarëve që e festojnë Pashkën Katolike, t’ua uroj këtë festë të madhe, me dëshirën që dashuria, solidariteti, afërsia e sinqeriteti, të jenë sa më të pranishme në familjet dhe shtëpitë e tyre.
Çdo festë që na bashkon në familje dhe në komunitet, na jep rastin që të bindemi pafundësisht se sa shumë nevojë kemi për dashurinë, afërsinë, miqësinë dhe kujdesin e njërit për tjetrin. Këto vlera njerëzore nuk ka çmim as mjet që mund t’i masë. Ato mund t’i masë, t’i ndiejë dhe t’i dhurojë vetëm zemra e madhe e besimtarit të sinqertë.
Le të jetë kjo festë e Pashkës një moment reflektimi për besimtarët e të gjitha feve në Kosovë, lidhur me rolin vëllazërues që mund të kenë besimet e ndryshme, në mënyrë që t’i japin dimension dhe perspektivë bashkëjetesës dhe harmonisë së komuniteteve. Sepse qytetërimi bashkëkohor, nuk do të mund të zhvillohet në frymën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të parimeve humane, pa respektimin e plotë të dallimeve të njëri-tjetrit, përfshirë edhe bindjet fetare.
Uroj që atmosfera festive e Pashkës të jetë sa më shumë e pranishme në zemrat e besimtarëve dhe të jetë frymëzim për ndjenja të këndshme e sa më shumë vepra të mira. Gëzuar!
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
Svarqa: Çdo festë që na bashkon në familje dhe në komunitet, na jep rastin që të bindemi pafundësisht se sa shumë nevojë kemi për dashurinë, afërsinë, miqësinë dhe kujdesin e njërit për tjetrin. Këto vlera njerëzore nuk ka çmim as mjet që mund t’i masë. Ato mund t’i masë, t’i ndiejë dhe t’i dhurojë vetëm zemra e madhe e besimtarit të sinqertë.