Drejtori i kësaj drejtorie, Burim Karameta, gjatë një konference për medie ka bërë të ditur se janë diku mbi 300 kërkesa që lidhen me rastet e trajtimeve mjekësore dhe ndihma në gjëra ushqimore, si dhe 100 kërkesa që kanë të bëjnë me çështjen e banimit. Sipas tij, komuna po mundohet që me buxhetin e disponushëm t’u dal në ndihmë kësaj kategorie të shoqërisë. " Kemi kërkesa të shumta sidomos ato që lidhen për trajtime mjekësor dhe për banim. Së fundi jemi duke i verifikuar listat e kërkesave për banim dhe shumë shpejtë do të dihen edhe rastet që janë më të rënda. Ne, me punën tonë do të jemi përkrah këtyre njerëzve me nevojë por kjo varet prej mundësive buxhetore", ka thënë Karameta.
Duke u ndërlidhur edhe me aspektet tjera, Karameta ka përmendur edhe bashkëpunimin me organizatat e ndryshme me qëllim të jetësimit të ndonjë projekti social, ndërsa me këtë rast ka përmendur edhe projektet që po kryhen nga punëtorët social e që lidhen me dhunën në familje, dhunën ndaj fëmijëve, çrregullime bashkëshortore dhe me dukuritë e varshmërisë.
"Punëtorët social po merren me 13 raste të dhunës në familje, 23 raste të keqtrajtimit të fëmijëve, 48 raste të çregullimeve të jetës bashkëshortore si dhe 15 raste të trajtimit personave me varshmëri nga substancat narkotike", ka shtuar Karameta.
Lidhur me aspektet shëndetësore në komunën e Ferizajt, zyrtarët kanë thënë se shumë shpejtë do të fillohet me dy projekte që lidhen me vizita nëpër shkollat e komunës. Sipas drejtorit të DSHMS, Burim Karameta, i pari ka të bëjë me kontrollat stomatologjike të nxënësve dhe i dyti me kontrollat që lidhen me zhvillimin trupor të tyre.
"Këto dy projekte kanë për qëllim parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe sëmundjeve që lidhen me boshtin e kurrizit. Dihet së fëmijët në këtë moshë kanë probleme me kariesin dhe deformimet e skeletit, andaj edhe këto nisma do të ndikojnë në edukimin shëndetësor të fëmijëve", ka thënë Karameta.
Në fokus të kësaj konference kanë qenë edhe aspekte tjera, si funksionalizimi i shërbimit të mamografisë, furnizimi i QKMF-së me barna esenciale por edhe projektet shëndetësore me programin e Caritas-it të Kosovës.
Aspektet sociale në komunën e Ferizajt mbesin edhe më tutje sfidë për pushtetin lokal kanë bërë të ditur të premten drejtues të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj.Bazuar në kërkesat e qytetarëve, çështjet e banimit, trajtimit mjekësor si dhe kërkesat për ndihma materiale, janë ende në nivelin e lartë.