Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri u shpreh se në bazë të ligjeve në fuqi janë bërë edhe njoftimet për të gjithë qytetarët, por këta të fundit nuk shprehën interesim që të jenë prezent.
“Ne procedurat i kemi kry ashtu siç duhet dhe siç parashihet për transparencën. I kemi dergu fesat edhe nëpër qendra të regjistrimit civil nëpër fshatrat, edhe në media i kemi transmetua, por nuk ka pasur interesim të qytetarëve. Është përgjegjësi edhe e qytetarëve që të kryjen këtë obligim sepse implikohen edhe vet qytetarët dhe është dashur të janë prezent këtu”, ka thënë Guri.
Ndërkaq zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Naim Ferati, ka thënë se ndryshimet në këtë rregullore është dashur që të bëhen për shkak se rregullorja e mëhershme ka qenë tejet e vjetër.
“Draftrregullorja për taksa dhe tarifa e cila është vënë në diskutim publik në seancën e muajit të kaluar paraqet shumë ndryshime të cilat janë paraparë karshi rregullores së vjetër, sepse rregullorja e vjetër e taksave dhe tarifave ka qenë aq e vjetruar sa që shumë ligje i kanë përjashtuar disa nga taksat që kanë qenë në atë rregullore”, tha Ferati.
Qytetarët e interesuar për vërejtje dhe sugjerimet e tyre lidhur me draftrregullorën për të hyrat vetanake të komunës, këtë mund ta bëjnë edhe përmes e-mail adresës së komunës së Ferizajt: ferizaj_komuna@yahoo.com si dhe përmes rrjetit social Facebook të komunës.
Edhe pse ishin bërë njoftimet me kohë lidhur me debatin për draftrregulloren komunale për të hyrat vetanke të komunës, qytetarët nuk patën interesim për këtë debat.