Ministri Bajrami tha se vendimin për këtë hap e ka ndërlidhur me shkollat e ndryshme profesionale dhe nevojën e avancimit të të rinjëve drejt shkollimit të lartë profesional.
Vendimi për shpalljen e Universitetit u bë e ditur se do të procedohet së shpejti në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës ndërsa për këtë gjë është pajtuar edhe udhëheqja e Universitetit “Hasan Prishtina” pjesë e të cilit është Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
“Ferizaj është një qytet që ka treguar sukses nga një tranzicion ekonomik duke e krijuar një pamje industriale. Dhe duke ndërruar krejtësisht pamjen nga paslufta ,nga një qytet i rrënuar në një qytet të shpresës, në një qytet ku ka gjallëri e biznese dhe ku veçanërisht të rinjët i japin një frymë të dobishme këtij qyteti. Me themelimin e këtij institucioni universitar, ne duam që t’i japim Ferizajt një qendër te fortë rajonale universitare ku nuk do të studiojnë vetëm studentët e Ferizajt, por edhe shume studentë edhe nga qendrat e tjera e ndoshta edhe studente ndërkombëtar.
Me këtë rast dëshirojmë te krijojmë një model shumë cilësor i cili do të ishte atraktiv edhe për shume vende te rajonit” deklaroi Ministri Bajrami
Ndërkaq ,kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa e vlerësoi këtë hap shumë të rëndësishëm për të gjitha zhvillimet e tjera arsimore e shkencore të Ferizajt. Ai u shpreh se kontributi i këtij institucioni arsimor ishte i rëndësishëm për të gjitha proceset e kohës.
“Dua ta bëj një falënderim të veçante për të gjithë ata që kanë punuar për avancimin e këtij fakulteti. Më vjen mirë që u falënderuan te gjithë ish- kryetarët për kontributin e dhënë për këtë fakultet, por unë dua t’i falënderoj edhe te gjithë deputetët e Kuvendit te Kosovës nga Ferizaj për kontributin e dhënë e ne veçanti deputetin Elmi Reçica, për zërin e ngritur për këtë universitet, sepse ka qene si i vetëm në këtë punë deri sa ne kishim pak përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa tani jemi te lumtur qe i kemi 9 deputet nga Ferizaj” vlerësoi kryetari Svarqa.
Ndërsa preodekani i Fakultetit të Shkencave të aplikuara deklaroi se për 39 vjet ky institucion i lartë arsimor i ka mbijetuar shumë sfidave e problemeve të ndryshme mirëpo, sot është bërë një adresë e kërkuar për shkollim universitar.
“ Nga tetori i këtij viti jemi ne objektin e ri dhe në të kaluarën mezi i siguronim nga 7 e 8 studente qe t’i regjistronim . Tani kemi 4 programe te reja bachelor dhe 3 master. Kemi drejtimin menaxhment industrial qe katër vjet edhe është programi i parë si i tillë në Kosovë.
Edhe Industria e drurit pësoi një ndryshim nga industri e drurit në arkitekturë e enterierit dhe dizajn të mobileve për çka kemi shume interesim për të studiuar.
Po ashtu e kemi edhe vitin e pare te drejtimit menaxhment i Turizmit dhe Hotelerise ndërsa edhe në drejtimin e Përpunimi masave dhe plastamasave plastike dhe në drejtimin Inxhinierisë industriale me informatikë kanë pësuar ndryshime rrënjësore dhe gjatë këtij viti kemi regjistruar 620 studente te rinjë” nënvizoi prodekani në FSHA të Ferizajt Agron Bajrami.
Delegacioni nga Ministria e Arsimit më pas vizitoi edhe shkollën e Kompetencës në Ferizaj dhe me këtë rast u bë e ditur se në drejtimet e reja në Universitetin e Ferizajt do të ketë edhe mundësi studimi për nxënësit e kësaj qendre.
U tha se drejtimet shëndetësore do të kenë përparësi pasi që edhe interesimi i të rinjëve për këto fusha është mjaft i madh.
Nga tetori i këtij viti Ferizaj do të bëhet me universitet të Shkencave të Aplikuara. Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në një takim që të martën me udhëheqjen e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe autoritetet e komunave fqinje me Ferizaj.
Ministri Bajrami tha se vendimin për këtë hap e ka ndërlidhur me shkollat e ndryshme profesionale dhe nevojën e avancimit të të rinjëve drejt shkollimit të lartë profesional.
Vendimi për shpalljen e Universitetit u bë e ditur se do të procedohet së shpejti në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës ndërsa për këtë gjë është pajtuar edhe udhëheqja e Universitetit “Hasan Prishtina” pjesë e të cilit është Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
“Ferizaj është një qytet që ka treguar sukses nga një tranzicion ekonomik duke e krijuar një pamje industriale. Dhe duke ndërruar krejtësisht pamjen nga paslufta ,nga një qytet i rrënuar në një qytet të shpresës, në një qytet ku ka gjallëri e biznese dhe ku veçanërisht të rinjët i japin një frymë të dobishme këtij qyteti. Me themelimin e këtij institucioni universitar, ne duam që t’i japim Ferizajt një qendër te fortë rajonale universitare ku nuk do të studiojnë vetëm studentët e Ferizajt, por edhe shume studentë edhe nga qendrat e tjera e ndoshta edhe studente ndërkombëtar.
Me këtë rast dëshirojmë te krijojmë një model shumë cilësor i cili do të ishte atraktiv edhe për shume vende te rajonit” deklaroi Ministri Bajrami.