Ditëve të fundit nëpër shumë fshatra të Ferizaj disa rrugë janë duke u shtruar me zhavorr ngase dëmtimet e shkaktuara gjatë dimrit i kanë bërë të pakalueshme.
Kreu i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka vizituar sot këto punime dhe ka shpreh zotimin e tij se në rrugët ku ka më shumë nevoja do të hidhet edhe asfalt.
“Zhavorri është alternativa e vetme kur s’ka mundësi të shtruarjes më asfalt. Nuk do të thotë që nuk do të asfaltohen këto rrugë dhe secili njeri e din që më i mirë është asfalti se sa zhavorri, por ne po dëshirojmë të bëjmë të riparueshme ato rrugë në të cilat ka pasur ndërhyrje. Ditëve të fundit është duke u punuar në shumë projekte dhe ne po i kushtojmë rëndësi kualitetit të punimeve dhe mendojë që realizmi i projekteve që ka fillu në të njëjtën kohë në mënyrë të hovshme janë një garanci e mirë që ne synimet tonat që i kemi, do t’i realizojmë jo vetëm nëpër fshatra, por edhe në qytet”, ka thënë kryetari Svarqa, duke përmendur edhe realizimin e shumë projekteve që janë duke u zhvilluar në qytetin e Ferizajt.
Drejtoria për shërbime publike ka në dispozicion një buxhet prej 275 mijë eurosh për mirëmbajtje dhe shtruarje me zhavorr i cili është në shpërputhje me nevojat e banorëve nga lokalitetet e ndryshme.
Drejtoresha për shërbime publike dhe emergjencës Mimoza Fazliu, tregon pjesët ku është punuar në mirëmbajtje të rrugëve.
“Është bërë shtruarja me zhavorr në Komogllavë, në rrugën “Arsim Bega”, rrugën “Demë Ahmeti”, rruga në fshatin Zllatar, në fshatin Tërrn, Kosinë, Koshare, Rakaj, Saraishtë, lagjen Nuhaj në fshatin Lloshkobare, por edhe në fshatin Koshare”, ka thënë Fazliu.
Kurse banorët e fshatit Kosinë ku po punohej sot ka mirëpritur shtruarjen e rrugës meqë kanë vuajtur balta e papastërtitë e tjera, por nuk e fshehin dëshirën që edhe në fshatin e tyre të ketë asfalt.
Ndërsa pronarë nga kompania që po i kryen punët për shtruarje të zhavorrit “Rahovica Kompani” e pranojnë së zhavorri në disa raste është i paqëndrueshëm por thonë se në bazë të kontratës dy vjeçare ata u kthehen punimeve edhe nga dy apo më shumë herë varësisht nga nevojat.
Komuna e Ferizajt këto ditë po punon edhe në projekte të tjera infrastrukturore duke nisur nga zgjerimi i rrugës “Ahmet Kaçiku” këndi ku lidhet më rrugën “Vëllezërtit Gërvalla”, pastaj fillimi i punimeve për një ambulancë në fshatin Zaskok i cili pritet të nis javën e ardhshme.
Ndërkaq u bë e ditur se edhe punimet për ndërtimin e një çerdhe në rrugën “Enver Topalli” pritet të fillojnë gjatë muajit maj.
U bë e ditur se shumë shpejt pritet të bëhet shtruarja me zhavorr edhe e këtyre rrugëve: rruga ”Mujë Krasniqi”, rruga në fshatin Bibaj ( Beqir Ismajli), rruga e ”Krujës” (dy rrugë), rruga ”Luigj Gurakuqi”, rruga në Lagjen e Siriniqëve (dy rrugë) – Komogllavë, rruga ”Agim Prodani”, rruga ”Gjergj Fishta”,rruga në fshatin Dubravë (dy rrugë), rrugë në disa lagje të fshatit Slivovë, rruga në Fshatin e Vjetër – Lagjia e Magashëve, rruga në Lagjen e Mirovitëve – Komogllavë, rruga përballë restorant LIRA – dy rrugë paralele, rruga në Lagjen e Xhamisë – Komogllavë, rruga ”Shaban Gashi”,rruga në Lagjen e Kronit – Varosh, rruga ”Rexhep Mala”, rruga në Lagjet Cakaj, Tusha dhe Doda – Mirosalë, rruga ”Atanas Atanasi”, rrugica në fshatin Slivovë (afër shkollës) ,rruga ”Riza Matoshi” (rrugica te trafa-afër Ahikosit), rruga në lagjen Halilaj – Komogllavë, rruga ”Haxhi Sejda”, rruga në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, rruga në lagjen Tafali – Komogllavë, rruga në fshatin Sazli, rruga ”Mumin Shkodra”,rruga ”Sadik Sadiku”, rruga ”Xhafer Deva”, rruga Fushë e Madhe – Rahovicë,rrugët në disa lagje të fshatit Rahovicë, rruga Sojevë – Mirosalë, rruga Mirosalë – Pojatë, rruga në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, rruga në fshatin Softaj,rruga ”Fan Noli”, rruga në fshatin Prelez i Jerlive, rruga në fshatin Prelez i Jerlive – lagjia e Grejqevcëve, rruga në fshatin Gërlicë (Gurëz), rruga në fshatin Neredime e Epërme – lagjia e Kashtanjevëve, rruga në fshatin Lloshkobare – Lagjia e Jezercëve,rruga në disa lagje të fshatit Surqinë, rruga në disa lagje të fshatit Slivovë, rruga në fshatin Greme – Lagjia e Alitafëve, rruga në fshatin Kosinë, rruga në fshatin Cërnillë, rruga në fshatin Greme afër shkollës së re, rruga në fshatin Varosh – lagjia Musaj , rruga në fshatin Mirash i Ri.
Komuna e Ferizajt, këtyre ditëve ka filluar punimet me intensitet të shtuar, duke bërë asfaltim rrugësh, shtruarje me zhavorr si dhe projekte të tjera të rëndësishme për banorët e kësaj pjesë të qytetit.