Banorët e këtij fshati e kanë mirëpritur këtë asfaltim duke thënë se kanë pasur probleme dhe vështërsi të shumta nga rruga e cila ishte tejet me baltë.
“Kemi pasur problem të shumta nga balta gjatë muajve të ftoft, ndërkaq gjatë verës nga pluhuni I shumtë. Kemi pasur nevojë që kjo rrugë të asfaltohet qysh me parë”, ka thënë Ajet Musliu, banor I këtij fshati.
Për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rrugë doli edhe ekipi mbikëqyrësve të këtij projekti, me ç’rast bënë edhe matjen e nxehtësisë së asfaltit të ri I cili plotësoji edhe kushtet për asfaltimin e rrugës.
U bë e ditur se gjatësia e kësaj rrugë është mbi një mijë metra dhe më një gjerësi prej gjashtë metrave. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 120 mijë euro, mjete këto të komunës së Ferizajt.
Këtë të premte në Slivovë të Ferizajt, është bërë asfaltimi I rrugës së tyre të re.