Takimi ka zënëvend pas takimeve të mëparshme që drejtues të qeverisë lokale në Ferizaj, kanë zhvilluar me drejtues të qytetit të Lozanës.
Sipas kryetarit të komunës së Ferizaj, Muharrem Svarqa, në takimin e sotëm është biseduar përkitazi me shumë çështje, ndërkohë që bashkëpunimi i nisur do të vazhdojë edhe në fushat e tjera me interes për komunën e Ferizajt.
"Në takimin e sotëm, i kemi prekur këto çështje si nevoja të domosdoshme të qytetarëve dhe të institucioneve tona, në fushën e donacioneve, në fushën e arsimit dhe në fushën e shëndetësisë, sepse ekspriencat zvicerane janë shumë të rëndësishme dhe ne do të mësojmë nga këto përvoja", theksoi Svarqa.
Vullneti për bashkëpunim edhe në të ardhmen, u konfirmua, edhe nga zyrtarët zviceranë.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Zariqi dhe udhëheqës të drejtorive komunale kanë pritur në takim drejtorin e bibliotekave të Lozanës z. Frédéric Sardet, drejtorin e sigurisë publike, çështjeve banesore dhe i bibliotekave të Lozanës z. Grégoire Junod si dhe drejtorin e arsimit dhe çështjeve sociale, z. Oscar Tosato.