Në hapjen e këtij aktiviteti kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka falënderuar të gjithë për këtë aksion për mbledhjen e mbeturinave. Ai ka theksuar se bashkëpunimi me forcat amerikane në kampin ushtrak Bonstill e ka shumë të mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë kështu.
“ Sigurisht që të gjithë ju kadet e dini, që secila shoqëri që kalon një fazë të tranzicionin, natyrisht që ka probleme shumë të mëdha edhe më trajtimin e mbeturinave dhe me trajtimin e ujërave të zeza, prandaj unë jam shumë mirënjohës dhe falënderues që jeni sot këtu, për të pastruar një pjesë të ambientit tonë, për ta bërë më të pastër dhe më të bukur për të gjithë ne qytetarët e komunës së Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.
Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kadetët amerikan i ka përshëndetur edhe gjeneral lejtnan Rrahman Rrama. Ai ka theksuar se ky projekt i pastrimit po mbahet që tri vite radhazi dhe ka treguar një rezultat shumë të mirë.
“Është kënaqësi e veçantë kur ju shoh të gjithëve së bashku, dhe vet fakti që jemi të gjithë së bashku ka edhe efektin e vet. Përmes këtij projekti kadetët shqiptar dhe këta amerikan po shkëmbejnë edhe përvojat e tyre si në kulturë, po ashtu edhe në mësimin e gjuhës angleze”, ka thënë gjeneral Rama duke vlerësuar këtë projekt të një rëndësie shumë të madhe.
Ndërkaq kolonel Antony Butts atashe në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, është shprehur tejet i kënaqur me këtë aksion.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë për neve që të bashkëpunojmë me forcat e juve dhe me vendin tuaj këtu. Definitivisht kjo është një mënyrë shumë e mirë që t’ju tregojmë qytetarëve të Ferizajt se sa e rëndësishme është mbrojtja e ambientit dhe kujdesi ndaj tij”, është shprehur Butts.
Këtë aksion e ka mbështetur Komuna e Ferizajt si dhe ndërmarrja për mbeturina ‘Pastërtia”
Në këtë aktivitet që filloi në sheshin e qytetit “Adem Jashari” mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjeneral lejtnant Rrahman Rama komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolonel Antony Butts atashe në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.