Ai ka theksuar se gjatë këtyre muajve janë kryer shumë punë të suksesshme në këtë drejtori, ndërkaq ka theksuar se çdo ditë po punojnë në kryerjen e shumë punëve nëpër sektorët të cilat i takojnë.
Po ashtu u bë e ditur se kjo drejtori ka bërë kërkesë zyrtare edhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që mos të bëjë edhe privatizimin e shumë pronave në këtë komunë. Drejtori i Pronës, i Kadastrit dhe i Gjeodezisë, Fatmir Azizi tha se komuna e Ferizajt po kërkon vazhdimisht nga kjo agjenci që mos t’i privatizojë pronat e komunës.
Ndërkaq sa i përket përket shpronësimit, drejtori Azizi tha se kanë një buxhet me 300 mijë euro. Shtoi se po synojnë që vitin e ardhshëm të rritet ky buxhet.
Drejtoria e Pronës, e Kadastrit dhe e Gjeodezisë në Ferizaj, si të arritur të saj në periudhën gjashtë mujore të punës e konsideron përgatitjen e certifikatave brenda ditës. Tashmë janë liruar të gjitha banesat e uzurpuara dhe se së shpejti pritet të shpallet konkursi për shpërndarjen e atyre banesave në mënyrë legale.
Drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Fatmir Azizi, ka paraqitur punën e tij gjashtëmujore të këtij viti.