Ai më këtë rast ka i ka falënderuar drejtuesit e këtij formacioni për kontributin e dhënë në të mirë të sigurisë së qytetarëve, ndërsa është shprehur pro këtij bashkëpunimi edhe me përfaqësuesit e formacionit të ri që pritet të nisin aktivitetin javën e ardhshme.
“U dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin racional dhe shumë të ndërsjellë në të mirë të sigurisë së qytetarëve tanë dhe bashkëpunimit për zhvillimin e marrëdhënieve të mira që kemi dhe zhvillimin e demokracisë”, ka thënë Svarqa me këtë rast.
Ky takim lamtumirës ka sjellur edhe momente emocioni. Kryetari Svarqa dhe togeri Xhonson kanë shpalosur këto duke thënë se jeta përveç sfidave I ka edhe anët e mira.
“U pajtuam që jeta ka shumë të mira dhe sfida, e luta togerin Xhonson që të mbajë në memorien e tij vetëm kujtime të mira në qytetin e Ferizajt, për të cilat patë që të dy emocione. Togeri Xhonson duke treguar një përqafim të një fëmije katër vjeçar i cili dje ishte larguar nga dora e prindërve për ta përqafuar atë, për të cilin do të jetë një emocion i paharruar. Si dhe unë akoma isha nën emocionet e takimit që pata me kongresimenin Eliot Engel, me të cilin biseduam për tërë historinë e lavdishme të kongresmenëve dhe senatorëve deri te zoti Vesli Klark që kishte kryesuar operacionet e luftës në Kosovë dhe të gjitha figurat të cilat kanë kontribuo për realizimin e ëndrrës sonë për një Kosovë të lirë” tha Svarqa.
Duke u ndërlidhur me bashkëpunimin, I pari I Ferizaj, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me formacionin e ri.
“E sigurova udhëheqësin e ri që ne do të jemi në shërbim të këtij bashkëpunim jo vetëm si institucione duke pasur tërë infrastrukturën institucionale të dobi të këtij bashkëpunimi dhe mardhënie të ndërsjellja por e sigurova që edhe qytetarët e Ferizajt me prirje positive janë mirënjohes dhe falenderues ndaj të tërë asja çfarë kanë bërë forcat amerikane” ka thënë Svarqa.
Në anën tjetër, drejtuesi i kësaj zyreje, togeri Tyler Xhonson, e ka vlerësuar bashkëpunimin duke thënë se periudha 9 mujore e qëndrimit këtu ka shënuar momente të veçanta në jetën e tij. Ai ka sjellur edhe njëherë momentin e përqafimit të fëmijës, ndërsa pasardhësi I tij togeri Tomas Foster, ka vë në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast kryetari i Ferizaj, Muharrem Svarqa, I ka dhuruar togerit Xhonson një gravurë të qytetit të Ferizajt, ndërsa ky një medaljon të njësitit të tij.
Zyra ndërlidhëse e KFOR-it amerikan, vepron në kuadër të forcave amerikane dhe misioni I saj është në vendosjen e kontakteve me komunitetin dhe me njohjen me problemeve që kanë.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka zhvilluar të mërkurën një takim lamtumirës me përfaqësuesit e Zyrës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan (LMT) që veprojnë në Ferizaj.