Me këtë rast drejtoi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Burim Karameta, është shprehur mirënjohës dhe falënderues edhe ndaj bizneseve ferizajase që u treguan zemërgjerë në këtë ditë feste.
“Pas sukseseve të shumta që patëm me gala mbrëmjen humanitare ku me bizneset ferizajase arritëm të grumbullojmë një shumë të konsiderueshme të mjeteve, një gjest të tillë po e bëjmë edhe sot me shpërndarjen e ndihmave për rastet sociale, personave më aftësi të kufizuara dhe kategorive të tjera që kanë nevojë për ndihmë. Unë sinqerisht falënderojë të gjitha bizneset që na ndihmuan këto familje me gjera ushqimore dhe hixhienike”, ka thënë drejtori Karameta.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, vazhdimisht ndihmon familje sociale në Komunën e Ferizajt.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka marr një iniciativë që së bashku me bizneset ferizajase të ndihmojë mbi 800 familje me gjëra të shumta ushqimore dhe hixhienike për festën e Fitër Bajramit.