Ky turne dy ditor sportiv sivjet për herë të parë po mbahet nën patronatin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili në hapje të këtij manifestimi premtoi përkushtimin e tij dhe të qeverisë lokale për mbështetjen e sportit në përgjithësi.
Turneu ka karakter garues dhe hynë në kuadër të aktivitetit "Ditët e diasporës". "Mbështetja nuk do të mungoj edhe për sportet të cilat sjellin atraksione të ndryshme në Ferizaj e më gjerë", ka thënë Svarqa.
Në anën tjetër kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, ka thënë se është hera e gjashtë që një turne i tillë po organizohet në Ferizaj,ndërsa i pari nën patronatin e kryetarit të Ferizajt.
"Ky turne tashmë tradicional synon që ta promovoj këtë sport edhe tek ne, ndërsa po mendohet që herave të tjera të organizohet edhe ndonjë garë me karakter ballkanik" ka thënë Ibrahimi.
Ndryshe, pritet që ky turne i cili po mbahet në sheshin e qytetit të Ferizajt të përfundojë nesër ku edhe pritet që ekipet fituese do të stolisen me mirënjohej, medalje dhe kupa.
Në Ferizaj të hënën ka nisur turneu dy ditorë i volejbollit në rërë ose i njohur si Beach Volley në të cilin në të dyja konkurrencat po marrin pjesë 48 garues nga Kosova, Shqipëria,Maqedonia, Bullgaria dhe Kosova Lindore.