
Ky poligon është paraparë që të ndërtohet larg vendbanimeve, në mënyrë që të mos shkaktojë asnjë pengesë tek qytetarët, tha kolonel Hoxha. Ai kërkoi nga kryetari i Komunës që të ndihmojë për sa u përket dokumenteve që kërkohen në kadastër, në mënyrë që të vërtetohet saktë pronësia e asaj zone, ku pritet të ndërtohet poligoni.
Kryetari i Ferizajt u zotua se do te jetë në shërbim të FSK-së për këtë dhe për çdo kërkesë tjetër që ka kjo forcë në adresë të Komunës së Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot oficerë të FSK-së dhe NATO-s, të cilët e informuan për poligonin e qitjeve, që pritet të ndërtohet në malet e Budakoves.