Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në Ferizaj, e cila lidhet me rrugën “Agim Ramadani”.Për të parë nga afër punimet e kësaj rruge doli edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi së bashku me mbikëqyrësit e kësaj rruge.
Me këtë rast drejtori i infrastrukturës në Ferizaj, Gafurr Ilazi tha se realizimi i këtij projekti do të lehtësojë qarkullimin e banorëve në këtë pjesë të qytetit.
Asfaltimin e kësaj rrugoje e kanë mirëpritur edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit. Ata thanë kjo rrugë më parë ishte shumë e vështirë për të kaluar.
Asfaltimi i rrugës “Kongresi i Manastirit” u financua nga qeveria komunale me 162 mijë euro.
Edhe një rrugë e re është asfaltuar këtë të martë në qytetin e Ferizajt.