Kreu i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast ka theksuar se këto zyra të vendit kanë qenë funksionale, mirëpo kanë qenë tejet të vjetra.
“Në fshatin e Vjetër objekti i vjetër që u rrënua ka shërbyer edhe si komunë para shumë vitesh, ndërsa tani do të plotësojë nevojat e disa fshatrave përreth për dokumentet e nevojshme”, ka thënë kryetari Svarqa, duke vlerësuar se projektet e tilla janë të rëndësishme për afrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve.
Ndërkaq banorët e këtyre fshatrave u shprehën të gëzuar që në objekte moderne pas dy muajsh do të mund t’i kryejnë shërbimet me dokumente.
Për kohën sa do të jenë objektet në ndërtim dokumentet do të mund të merren në objektin e komunës së Ferizajt.
Kurse kompania punë kryese “E@G” nga Prishtina zotohet se brenda dy muajve këto dy objekte do të jenë të gatshme për punë.
Komunës së Ferizajt këto dy objekte i kanë kushtuar rreth 60 mijë euro. Objekti i zyrës së vendit në Fshatin e Vjetër ka një kosto prej 29 mijë eurosh kurse ai në Gaçkë mbi 32 mijë euro.
Këtë të martë në Fshatin e Vjetër dhe në fshati Gaçke, me një ceremoni rasti u vu gurthemli i dy zyrave të vendit.