Ky portal, më 12 gusht, shkruan: “I pari i qytetit të Ferizajit, Muharrem Svarqa, po hetohet nga Prokuroria Themelore me akuzën e falsifikimit, pas kërkesës së bërë nga Iniciativa për Progres INPO”.
E bëj me dije portalin “Gazetafjala.com” dhe gjithë publikun se kjo është shpifje e kulluar, pasi ndaj meje as ndaj asnjërit prej anëtarëve të ekipit tim qeverisës, nuk ka filluar kurrfarë hetimi.
Unë asnjëherë dhe për asgjë nuk e përjashtoj mundësinë që të hetohen të gjithë zyrtarët, atëherë kur dyshohen për shkelje, keqpërdorime apo parregullsi, por shpifjet që bën portali “Gazetafjala.com” jan keqdashëse, joprofesionale dhe të pandershme. Portali nuk ka dhënë asnjë burim, të cilit mund t’i jetë referuar për këtë konstatim. Ç’është edhe më keq, nuk është hera e parë që ky portal merret me shpifje të ngjashme.
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, reagon ndaj shpifjes së portalit “Gazetafjala.com”, sipas të cilit ndaj kryetarit të Ferizajt po zhvillohen hetime.