Në takim, veç kryetarit të Komunës, morën pjesë: drejtori i policisë rajonale Gazmend Hoxha, kryetari i Gjykatës Themelore Bashkim Hyseni, Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore, Naim Ferati, drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Xhavit Xhokli nga Policia e Kosovës. Pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi sa më i ngushtë ndërmjet institucioneve dhe sidomos të thellohet bashkëpunimi me qytetarë, në interes të shkallës sa më të lartë të sigurisë.
Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, takoi sot në zyrën e tij udhëheqësit e lartë të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, për të folur rreth aspekteve të sigurisë në komunë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, për angazhimin e këtyre institucioneve drejt përmbushjes së obligimeve ndaj qytetarëve, si dhe për sfidat që paraqiten gjatë punës dhe angazhimeve të përditshme.