Gjatë ditës së djeshme janë liruar trotuaret e tri rrugëve, në të cilat është bërë konfiskimi i të gjitha mjeteve pa leje që janë gjetur në trotuare. Aksioni ka vazhduar edhe sot në disa rrugë të tjera. Inspektorati është shoqëruar nga një njësit për siguri i Policisë së Kosovës, ndërsa mjetet e konfiskuara janë deponuar në kompaninë “Pastërtia”.
Inspektorati komunal i Ferizajt po ka ndërmarrë gjatë dy ditëve të fundit një aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara publike nga biznese të ndryshme, kryesisht trotuareve.