Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe njohja me e përafërt me procesin e zhvillimit të buxhetit të komunës si dhe ngritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse të kuvendit dhe të komiteteve karshi ekzekutivit të komunës.
Drejtori i zyrës rajonale të OSBE-së Ulrich Biffar në hapjen e kësaj punëtorie theksoi se OSBE, për momentin po bënë monitorimin e 11 komunave të cilat po bëjnë edhe hartimin e buxhetit për vitin 2016, ndërkaq ka theksuar se në disa komuna ende nuk është mbajtur asnjë diskutim lidhur me këtë çështje.
“Në disa Komuna përgatitet shumë mirë e në disa jo. Në Ferizaj janë mbajtur takimet konsultative, ndërkaq në disa komuna nuk kane mbajtur fare. Transparenca është çështje kyçe sa i përket hartimit të buxhetit, gjithashtu edhe monitorimi i organizatave të shoqërisë civile lidhen drejtpërdrejt me këtë çështje sepse ata bëjnë edhe monitorimin e punës së Komunës”, ka thënë Biffar duke shtuar se Ferizaj deri më sot ka bërë një punë shumë të mirë për hartimin e buxhetit.
Ndërkaq kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, të pranishmit në këtë takim i ka njoftuar lidhur me takimet konsultative që i ka mbajtur së bashku me Komitetin për Politike e Financa ashtu siç e kërkon edhe ligji. Ai theksoi se nevojat e qytetarëve kryesisht kanë që për më shumë projekte infrastrukturore siç janë: ujësjellës, kanalizim dhe projekte të ndryshme që i kanë kërkuar vet qytetarët.
Edhe drejtoresha e Financave, Lirije Syla, ka folur për buxhetin e vitit 2016, duke thënë se këtë vit ka një ulje në kategorinë e investimeve kapitale.
Në këtë takim ishin të ftuara edhe partitë politike dhe shoqëria civile. U tha se takimet e tilla bëhen me qëllim që të rrisë pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse komunale dhe poashtu edhe nivelin e konsultimit me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve.
Organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovës, këtë të premte në Ferizaj, është mbajtur punëtoria komunale e cila kishte të bënë me procesin e përgatitjes së buxhetit për vitin 2016.