
Prandaj 11 shtatori 2001, vazhdon të përjetohet si një trokitje që do të na kujtojë përherë kujdesin për t’ia prerë rrugën së keqes dhe përkushtimin për forcimin e përcaktimit drejt së ardhmës perëndimore të ferizajasve dhe kosovarëve.
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
Ngjarjet e 11 shtatorit 2001, ishin shqetësuese për të gjithë kosovarët, duke marrë parasysh rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e tyre nga vuajtjet e pafund. Por ferizajasit veçanërisht bashkëndien vuajtjet e amerikanëve më 2001, meqë tashmë kishin një lidhje më të afërt me ta, përmes kampit Bondsteel, ku punonin dhe siguronin mirëqenien e familjeve mijëra bashkëvendës tanë.