
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në koordinim me Qendrën për Punë Sociale fillimisht ka përpiluar listën e familjeve që kanë nevojë të furnizohen me veshmbathje për të gjitha grupmoshat dhe me mirëkuptimin e Drejtorisë së shkollës “ Tefik Çanga” është mundësuar aktiviteti i shpërndarjes së ndihmave për 150 familje të cilat në hapësirat e objektit të shkollës, vet do të përzgjedhin artikujt- veshmbathjen e ekspozuar që ju nevojiten.
Përveç formave të përkrahjes institucionale lokale e qendrore janë të mirëseardhura edhe donacionet e tilla bamirëse humanitare për kategoritë sociale që për fat të keq gjenden në pozita të pavolitshme socio-ekonomike.
Meqenëse jemi në prag të stinës së dimrit, ky kontingjent me veshmbathje do të jetë i mirëseardhur për shumë familje skamnore për çka ne si institucion u jemi shumë mirënjohës donatorëve të përmendur dhe në emër të familjeve në nevojë që përfituan nga ky projekt ju falënderojmë përzemërsisht.
Njëherit, falënderojmë drejtorinë dhe nxënësit- grupin e vullnetarëve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj të cilët dhanë një kontribut shembullor për zhvillimin e këtyre aktiviteteve humanitare dhe shoqërore të dobishme.
Këtë të shtunë Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë shpërndarjen e disa ndihmave në veshmbathje për familjet skamnore.