Ai tha se falja e borxheve të viteve 2001-2008 nga Qeveria e Kosovës, është një lehtësim i konsiderueshëm, të cilin qytetarët duhet ta vlerësojnë dhe të përgatiten për të larë ose për të aranzhuar larjen e borxheve.
Me këtë rast u bë e ditur se shuma e borxhit që qytetarët dhe bizneset ia kanë Komunës së Ferizajt, është mbi 7 milionë euro.
Kryetari i Komunës theksoi se Ferizaj është përgatitur që përmes departamentit të tatimit në pronë, i cila është në kuadër të Drejtorisë së Financave, të jetë në shërbim të qytetarëve të interesuar që dëshirojnë të përfitojnë nga ky ligj.
Në bazë të statistikave del se personat fizikë kanë obligime ndaj Komunës mbi 1 milion euro, përfshirë edhe kamatat, ndërkaq personat juridikë kanë rreth 6 milionë euro borxh.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u ka bërë thirrje banorëve të Komunës së Ferizajt që të lajnë borxhet ndaj tatimit në pronë, për periudhën 2009-2014.